Detaje të rënda, në dhomën e viktimës në Durrës hynë mjekë, infermierë e pacientë, priten 30 analiza nga ISHP

362
Sigal

Është shënuar këtë mesditë viktima e parë nga koronavirusi në Shqipëri. Ndërroi jetë në spitalin e Durrësit 73-vjeçarja e prekur me COVID-19, por që vuante dhe nga disa sëmundje të tjera të rënda.

Ky është një ndër rastet më të rënda në Shqipëri, pasi e moshuara ndodhej prej shtatë ditësh në spital dhe vetëm ditën e djeshme u konfirmua se ajo ishte prekur nga koronavirusi.

Por, ajo mund ta ketë transmetuar virusin vdekjeprurës edhe te shumë mjekë, infermierë e pacientë tjerë në spital.

e ndiera ka qëndruar për disa ditë e paizoluar në spital, duke pasur kontakte direkte me personelin mjekësor, por edhe me pacientë të tjerë, të shtruar në dhomën e saj.

Deri më tani, janë marrë mostrat e 30 mjekëve dhe infermierëve të Spitalit të Durrësit, ku po iu kryhet analiza për koronavirus pranë Institutit të Shëndetit Publik.