Viktima e parë nga koronavirusi në Shqipëri, Presidenti Meta: Apeloj me forcë për çdo qytetar të tregojë kujdes maksimal

332
Sigal

Presidenti Ilir Meta ka reaguar përmes një postimi në facebook, pasi Shqipëria shënoi viktimën e parë me COVID-19.

Ndërsa i shpreh ngushëllimet familjarëve, Meta apelon qytetarët të tregojnë kujdes maksimal dhe të zbatojë me rigorozitet të gjitha këshillat dhe rekomandimet e autoriteteve!

Postimi i plotë:

Me hidhërim të thellë mora lajmin e ndarjes nga jeta të qytetares 73-vjeçare nga Durrësi të konfirmuar me COVID-19.

Duke u shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe gjithë të afërmve të saj, u shpreh të gjithë solidaritetin tim në këto momente tepër të vështira!

Edhe njëherë apeloj me forcë për çdo qytetar të tregojë kujdes maksimal dhe të zbatojë me rigorozitet të gjitha këshillat dhe rekomandimet e autoriteteve!