Serbi, shkon në 12 numri i të infektuarve nga koronavirusi

317
Sigal

Koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ku çdo ditë e më tepër rriten rastet e reja dhe numri i viktimave.

Edhe në Serbi ka shkuar në 12 numri i të infektuarve, ku në vetëm 24 orët e fundit janë regjistruar 7 raste të reja.

Lajmi është bërë me dije nga Ministria e Shëndetësisë serbe, ndërkohë që frika është shtuar për pjesën tjetër të popullsisë.

Nga regjistrimet e fundit nga ora 18:00 e mbrëmjes e ditës së djeshme deri në orën 08:00 të mëngjesit të mëngjesit të sotëm, u testuan mostra të 13 personave, shtatë prej të cilëve ishin pozitivë dhe gjashtë negativë për koronavirusin e ri.

Deri më tani në të gjithë botën 4,300 persona kanë humbur jetën, ndërsa 119,243 të tjerë janë konfirmuar si të infektuar.

Ndërsa 66,578 pacientë kanë rimarrë veten pas infektimit. Një nga shtetet më të prekura në botë është Italia, ku deri më tani 631 persona kanë humbur jetën dhe të infektuar janë 8.514 persona.