Ministri Halimi: Deri tani ndaj 20 gjyqtarëve, procedim disiplinor

421
Sigal

Në një intervistë televizive, ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi bëri një bilac të punës së deritanishme, të ecurisë së reformave në Drejtësi, si edhe kontrollit të brendshëm në Gjyqësor, sidomos, duke marrë shkak nga ndodhia e vrasjes të komisarit të Shijakut, Tahiraj, nga Ilir Xhakja, një njeri me dosje të pasur kriminale, por i lënë i lirë nga gjykata e Durrësit, ku siç dihet gjyqtari i gjykimit të çështjes “Xhakja” akoma nuk ka zbardhë vendimin e gjykimit! Ministri Halimi tha dje në  tv “Abc” se ka vendosur procedim disiplinor të gjyqtarit të Durrësit, i cili ende nuk ka zbardhur vendimin e gjykimit të çështjes Xhakja. Deri  më 5 tetor do të presë  objeksionet e gjyqit. Ministri Halimi tha: “Është e padëgjuar që një gjyqtar të moszbardhë  vendimin për një kohë kaq të gjatë. KLD-ja ka konstatuar shkelje procedurale në administrimin e dosjes  gjyqësore  në Durrës Deri tani 20 gjyqtarë  procedim  disiplinor”.