Gara, Luan Rama: Të shkundim LSI-në nga konformizmi!

503
Sigal

Kandidati për kreun e LSI-së, Luan Rama e ka nisur fushatën e tij me kritika dhe deklarata të forta ndaj partisë që ai synon të drejtojë. Në një takim me të rinjtë e Lëvizjes Rinore për Integrim mesditën e djeshme, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, bëri thirrje që të rinjtë të bëhen pjesë e debatit me qëllim që të shkundin partinë nga konformizmi ku ka rënë. Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, kërkoi që përballë sfidës të zgjedhjeve të vitit 2012, që po e pret vendin, partia  ridimensionim të peshës së partisë. “LSI duhet të rideimensionojë rolin dhe peshën e vet të gjithë e kemi dëgjuar moton e ambasadorit amerikan , “Vepro Tani”, fusha jonë e veprimit është eja të veprojmë tani të gjejmë se, cila është më e mira e mundshme që ta mbështesim, pasi LSI është parti e sfidave të mëdha”,- deklaroi Luan Rama.