Me pesë armë, fishekë dhe municione të tjera në shtëpi, detaje nga arrestimi i “Zoto”-s në Vlorë

49
Sigal

Zbardhen detaje nga arrestimi i të riut me arsenal armësh në Vlorë. Ai u kap me municion luftarak në banesë.

Gjergji Dervishaj, i njohur me nofkën “Zoto” jetonte në lagjen “Isa Boletini”. Në shtëpi, policia gjeti 1 minë me telekomandë, 4 armë zjarri automatik (njëri prej tyre me silenciator), 1 armë zjarri pistoletë, një armë zjarri imituese, 12 krehra armësh, rreth 800 fishekë, 1 jelek antiplumb, 1 peshore elektronike dhe 1 palë targa automjeti.

NOA

Ndaj 31-vjeçarit pritet të nisë hetimi nga Prokuroria e Vlorës.