Partizani publikon çmimet e biletave për derbin ndaj Tiranës

18
Sigal

Klubi i Partizanit ka bërë sot publike çmimet e biletave për ndeshjen e ndezur të kësaj fundjave në Superiore, derbin e kryeqytetit ndaj Tiranës.

Të kuqtë janë pritës në këtë sfidë në “Air Albania” ku do të kërkojnë të vazhdojnë serinë pozitive përballë bardhebluve e mbi të gjitha, të mbrojnë pozicionin në renditje që aktualisht i sheh në vendim e dytë në klasifikim me tre pikë më shumë se rivalët historikë.

Sfida e parë mes tyre për këtë sezon ka përfunduar me fitoren e Partizanit 2 me 1. Në të dytën skuadrat barazuan 1 me 1. Partizani mban vendin e dytë në renditjen e përgjithshme, teksa Tirana pozicionohet e katërta me 3 pikë më pak.

Njoftimi:

FK PARTIZANI – KF TIRANA

16 SHKURT  19:00

Klubi njofton se çmimet e biletave në Tribunat respektive të “Air Albania Stadium” do të jenë:

Biletat në Tribunat Qendrore:

Sektori: VIP GOLD Ë104 do të kushtojnë 5 000 Lek

Sektorët: Ë102, Ë103, Ë105, Ë106 do të kushtojnë 4 000 Lek

Sektorët: Ë101 , Ë107 do të kushtojnë 3 000 Lek

Biletat në Tribunën përballë:

Sektorët: E104, E105, E106, kushtojnë 1 500 Lek

Sektorët: E 103,E107,E204,E205,E206, E207,E208

E201,E202,E203,E101,E102,E108 do të kushtojnë 1 000 Lek

Biletat në tribunat pas porte:

Sektorët: Nga N201 deri N207 dhe N101 deri N106 do të kushtojnë 500 Lek

Sektorët: Nga S102 deri S205 dhe nga V101 deri V202 do të kushtojnë 500 Lek

Sektorët e rezervuar për tifozerinë e Tiranës do të jenë: Ë105, Ë106, Ë107

S101, S102, S103, S104, S201, S202, S203, S204, S205

V101, V102, V103, V201, V202

Biletat mund ti siguroni nga dita e sotme online https://al.ebileta.al/biglietteria/listaEventiPub.do

Si dhe çdo ditë pranë pikës së shitjes të stadiumit “Selman Stërmasi” 10:00 – 18:00.