Aksidentohet me motorçikletë, 65 vjeçari në gjendje të rëndë

453
Sigal

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën e Shirokës në Shkodër ku një person rreth  65 vjeç ka humbur kontrollin e motoçikletës ku si pasojë ka marrë lëndime në trup.

Deri më tani identiteti i 65 vjeçarit nuk bëhet i ditur.

Sipas informacioneve personi aktualisht ndodhet në Spitalin Rajonal të Shkodrës ku po merr ndihmën e parë në sallën e operacionit.

Policia ndodhet në vendngjarje ku po kryen hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.