Masat për fundvit/ Në Durrës e Vlorë ngrihet task forcë, kontrolle për lëndët piroteknike

34
Sigal

Ndalimi i tregtimit dhe përdorimit të lëndëve piroteknike është një ndër objektivat e task forcave që janë ngritur ne prag te festave të fundvitit në Durrës e Vlorë.

Në Durrës ku në fundvit ka qarkullim te shtuar te mjeteve ne fokus te institucioneve do te jete menaxhimi i trafikut dhe siguria ne rruge. Në Vlorë vëmendje i është kushtuar edhe sigurisë ushqimore. Task forcat që janë ngritur nga prefekturat për zbatimin e këtyre masave po bashkëpunojnë edhe me institucione të tjera si bashkia dhe policia.

Për personat apo subjektet që do të konstatohen në shkelje do të ndërmerren masa të ashpra.