Makinat përplasen “kokë më kokë” në rrugën Levan-Tepelenë, plagosen 2 pasagjerët! Ja si paraqitet gjendja e tyre

Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në aksin Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur Poçem.

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë kanë mbetur të lënduar 2 pasagjerë.

NOA

Ata janë transportuar drejt spitalit rajonal Fier, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat e policisë dhe grupi hetimor për të përcaktuar shkaqet e aksidentit dhe dinamikën.