Tiranë/ Zjarr në një nga pallatet e Bllokut; asfiksohet e moshuara

518
Një zjarr ka përfshirë këtë të martë katin e dytë të një pallati në zonën e Bllokut, në Tiranë. Autoritetet përgjegjëse bëjnë të ditur se, si pasojë e tymit të shkaktuar një grua e moshuar ka mbetur e asfiksuar. Ajo është derguar në spital dhe reaulton jashtë rrezikut për jetën, saktësojnë burimet. Ndërkohë, zjarrfikësit e mbërritur në vendin e ngjarjes kanë mundësuar shuarjen e flakëve, që kanë shkaktuar dëme të vogla materiale. Nga mbikëqyrja paraprake e specialistëve dyshohet se shkak i zjarrit është bërë djegia e kabllit elektrik të pallatit.
Sigal