Makinat përmbysen në aksin Lezhë-Shkodër, humb jetën polici

95
Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një efektiv i policisë kufitare të Hanit të Hotit, i identifikuar si Gazmir Zhuka.

Viktima në momentin e aksidentit ishte jashtë shërbimit. Ndërkohë mesohet se në automjetin tjetër udhëtonte një qytetar serb, i cili nuk ka marrë dëmtime.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarje dhe po punohet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.