Bashkia e Gjirokastrës tender për kastrimin e qenëve, por 1 javë më vonë i helmoi. Ku i çoi 11 mln të sterilizimit Golemi?

157

“E pa precedent në Gjirokastër, Bashkia hap tender për sterilizimin e qenëve dhe më pas i helmon, nuk dihet fati i 11 milionëve”

Sigal

Bashkia e Gjirokastrës  në datë 7-06-2023  ka çelur garën për shërbimin e kastrimit të qenve të braktisur. Lloji i procedurës e hapur, e thjeshtuar me vlerë tenderi 11 milionë lekë pa TVSH, me numër Reference -71699-06-06-2023. Sakaq kohëzgjatja e kontratës është deri më 31.12.2023. Deri këtu nuk ka asgjë të dyshimtë.

Sirenat “ndizen” në momentin që punonjësit e bashkisë pas këtij tenderi nisin aksionin e helmimit dhe pastrimit fizik të qenve endacak. Pyetja që lind është:

Nëse  tenderi është çelur dhe bashkia ka dhënë urdhër që do të helmohen gjë që është në shkelje të ligjit, cilët qenë do të pastrojë Bashkia e Gjirokastrës?

Në datën 13.06.2023 pra një javë më pas ka ardhur një denoncim  nga qytetarët e Gjirokastrës  për helmimin e qenve nga ana e punonjësve të bashkisë. Sipas  denoncuesit ishte një veprim dhe urdhër i përsëritur nga ana e kryetarit Flamur Golemi.

Për shkak të këtij krimi qentë endacakë, dergjen në mes të rrugëve dhe trotuareve të Gjirokastrës.

Ngjarja rrezikon edhe jetën e qytetarëve të tjerë, pasi këto kafshë të ngordhura në rrugë janë një burim infeksionesh.

Qytetari: “Përshëndetje. Është një problem shume i madh në Gjirokastër me qentë e rrugës. Është një veprim i ripërsëritur nga Flamur Golemi. Ai është duke i helmuar qentë pa asnjë arsye. Qentë japin shpirt nëpër rruge duke u dalë shkumë nga goja. A nuk është gjynah të keqtrajtohen kështu qentë?

Pra, sipas denoncuesit qenë me shumicë po dergjen në rrugët e kalldrëme të gurtë të Gjirokastrës, teksa Bashkia  për inerci vijon hap tendera për kastrimin dhe sterilizimin e tyre. Mesa duket paradokset e tenderave mund të kenë një tjetër drejtim katërputrosh për të kastruar nuk ka dhe paratë shkojnë në drejtim të paditur.