Makina përplas nënën bashkë me foshnjën në qendër të Durrësit

450
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qendër të qytetit të Durrësit, por fatmirësisht pa pasoja të rënda. Një makinë ka përplasur një grua së bashku me foshnjën e saj.
Fatmirësisht nëna dhe foshnja nuk kanë pësuar lëndime. Ato janë dërguar në spitalin e Durrësit, për të marrë trajtimin e nevojshëm.
Sakaq, policia e Durrësit ka ndaluar drejtuesin e mjetit, si dhe po kryhen veprimet hetimore në vendngjarje, për të zbardhur rrethanat e aksidentit.
Sigal