Merr flakë kabëlli elektrik në Sarandë, banorët e pushuesit në panik

614
Një kabull elektrik ka marrë flakë pasditen e sotme në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30 në lagjen numër 1 të qytetit bregdetar, duke shkaktuar panik tek banorët e zonës dhe pushuesit.
Si pasojë është ndërprerë energjia elektrike në të gjithë lagjen nr. 1 të qytetit.
Nga OSHEE e Sarandës sqarojnë se ngjarja ka ndodhur për shkak të ngarkesës në linjat elektrike.
Fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar, ndërsa hetohet për ngjarjen.
Sigal