Tjetër aksident në Durrës, shoferi serb përplas fëmijën 6-vjeçar në qendër të qytetit

489
Pas aksidentit të ndodhur në Durrës, ku një makinë ka përplasur një grua bashkë me foshnjën e saj, një tjetër fëmijë ka mbetur i plagosur. Një shtetas serb ka përplasur me makinën e tij një fëmijë 6-vjeçar.
Mësohet se shtetasi serb vinte nga Vlora në qytetin e Durrësit.
Fëmija është dërguar në spital ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sakaq, shtetasi serb është shoqëruar në polici dhe po merret në pyetje për aksidentin.
Sigal