Makina përplas çiklistin në Tiranë

151
Sigal

Një 55-vjeçar ka mbetur i plagosur pasditen e sotme në Tiranë, si pasojë e një aksidenti.

Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se aksidenti u regjistrua në rrugën ‘Myslym Keta’, ku një automjet, që drejtohej nga një polic, pjesë e grupit të kontrollit të territorit, përplasi 55-vjeçarin, i cili po lëvizte me biçikletë.

Ky i fundit është dërguar me urgjencë në spital, për të marrë ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.