Lezhë/ Asgjësohen 4 parcela dhe 18 kg kanabis sativa, në kërkim poseduesi

319
Policia e Lezhës ka asgjësuar 4 parcela me bimë narkotike si dhe ka sekuestruar 18 kg Canabis sativa. Uniformat blu kanë shpallur në kërkim Aleksander Matrizi si të dyshuarin kryesor të posedimit të lëndës dhe të bimës narkotike. Efektivët e antidrogës finalizuan me sukses operacionin “Agraja” ndërsa parcelat në të cilën kultivoheshe bima narkotike u evidentua në fshatin “Grashë i Vjetër” të Lezhës.
Gjatë kontrolleve në një nga banesat që ndodhej pranë parcelave janë sekuestruar në cilësinë e provë materiale 18 kg lënë narkotike e tharë dhe e bërë gati për tu tregtuar. Banesa rezulton në pronësi të Aleksander Matrizi i cili nuk ndodhej në shtëpi ndërsa policia po punon për arrestimin e tij. Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë per veprat penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivim i bimëve narkotike” parashikuar nga nenet 283/1 i Kodit Penal dhe 284 i Kodit Penal.
Sigal