“Dryn” dhe sekuestro pasurie, për 13.242 biznese që nuk shlyen detyrimet deri më 31 gusht 2015

333
Evazioni fiskal dhe informaliteti po luftohet prej 1 muaji, duke trokitur “derë më derë” të bizneseve, me kontrolle e ndëshkime, për të detyruar çdo lloj aktiviteti privat “tezgë” e “VIP”, madje deri tek berberët e lagjeve dhe riparuesit e këpucëve në komuna, për të “zbuluar” dhe vjel çdo “qindarkë” evazion, që është detyrim ligjor takse e tatimi, por që nuk është paguar në afatin ligjor dhe në afatet e toleruar prej shtetit. Ndërkohë që bizneset, pas presionit të shtetit janë detyruar të pajisen me kasa fiskale, të lëshojnë kupon tatimor për çdo shërbim, blerje e shitje që kryejnë, ka një tjetër plagë fiskale brenda aktivitetit të bizneseve, “plagë” të cilën qeveria ka nisur ta hap e ta zhduk me urgjencë, pa bërë asnjë tolerim. E kemi fjalën për dosjen e zezë të gjobave të vendosura prej tatimeve, ndaj bizneseve që janë subjekt tatimor. 

Pjesë e këtij aksioni kundër evazionit fiskal, janë bërë dy ditë më parë subjektet dhe personat tatimorë, që nuk kanë paguar gjobat dhe që rezultojnë të vendosur “nën masë sekuestroje”, për shkak të mospagimit të gjobave dhe të detyrimit tatimor në afat. Afati i fundit për shlyerjen e detyrimeve e të gjobave të vendosura ndaj këtyre subjekteve dhe personave tatimorë, ka qenë data 31 gusht 2015. sipas ultimatumit të shtetit, pas kësaj date, mbi ta do të vepronte sekuestroja në konvertim të vlerës së detyrimit, deri edhe me heqje licence biznesi. Pikërisht kjo do të bëhet. Në vijim të bashkëpunimit të gazetës “Telegraf”, me portalin “Open Data Albania”, kanë investiguar lidhur me subjektet tatimpaguese të cilët deri në 31 Gusht 2015, kanë rezultuar nën masa bllokuese të pasurisë për detyrime tatimore e gjoba tatimore të papaguara në afat. Bazuar në legjislacionin tatimor, të gjithë tatim-paguesit që nuk paguajnë detyrimet tatimore në afat konsiderohen “subjekte të borxhit tatimor” dhe mbi ta veprohet sipas ligjit në fuqi, duke mos toleruar zbatimin e tij, siç ka ndodhur në këto afro 25 vite “xhungël” evazioni fiskal. si masë shtrënguese për të vjel detyrimet dhe gjobat e subjekteve me pasuri të lëna “peng” në hipotekë, prej administratës tatimore është futur në veprim skenari që parashikon vendosjen e sigurimit mbi pasuritë e debitorëve, me qëllim ekzekutimin e detyrimeve dhe fillimin e procedurave për mbledhjen me forcë të tyre. 

Sipas evidencave të shërbimit tatimor që po evidenton rastet dhe po konkretizon aksionin kundër evazionit fiskal, rezulton se deri më 31 Gusht 2015 në shkallë vendi kanë qenë 13 mijë e 242 subjekte të bllokuara, për mos shlyerje të detyrimit tatimor. Janë 4561 subjekte të penalizuar për detyrime tatimore të pa paguara për vitin 2014, të cilët janë persona të tatueshëm. Numri i subjekteve e personave të tatueshëm që janë ndëshkuar sipas ligjit në fuqi për mos shlyerje detyrimesh, rezulton të jetë afro rritur 2 herë, krahasuar me janarin 2014. Kujtojmë, që sipas investigimit të gazetës “Telegraf” dhe Portalit hulumtues “Open Data Albania”, konstatohet se ndër zonat me më shumë subjekte tatimorë, të vendosur “nën masa të sigurimit mbi pasurinë për ekzekutim të detyrimeve tatimore është” është Tirana me 6923 subjekte, ose sa 52% e totalit të debitorëve, ndërkohë që pas Tiranës, janë Fieri me 13% të totalit, Durrësi me 11%, Berati me 6%, Vlora me 4% e kështu me radhë të 12 qarqet e vendit. Sipas “dosjes”, aktualisht janë 112 mijë e 537 ndërmarrje aktive, nga të cilët 10% rezultojnë me “bllokim hipotekor pasurie, për mospagim të detyrimit tatimor”. Sot po nisim të publikojmë emrat e këtyre subjekteve të penalizuar për mos shlyerje detyrimesh e gjobash tatimore!

Gjithashtu tek Open Corporates Albania http://www.open.data.al/sq/corporates/list/   gjeni te dhena per kompanite tregtare.