Një person është gjetur i pa jetë ditën e sotme në Vlorë.
Mësohet se personi i vdekur, rreth të 60-ve, është gjetur në zonën e quajtur Qafa e Dushkut në fshatin Kotë.
Dyshohet se drejtuesi i mjetit ka pësuar aksident dhe ka humbur jetën, si pasojë e shpejtësisë së lartë. Makina ka dalë nga rruga dhe si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i saj.
Makina është kthyer përmbys, sakaq policia ndodhet në vendin e ngjarjes.