‘Banda e babagjyshave’, 175 vjet burg për 6 nga 11 anëtarë

436
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 175 vjet burg për 6 nga 11 anëtarë të të ashtuquajturës ‘Banda e babagjyshave’, të akuzuar për një sërë veprash të rënda kriminale. Prokuroria ka kërkuar 35 vjet burg për kreun e bandës famëkeqe, Ilir Kupa dhe nga 30 vjet për bashkëpunëtorët e tij Enea Qerushi dhe Hajdar Sefa. Procesi ndaj 6 të pandehurve u zhvillua me gjykim të shkurtuar ndërsa 5 anëtarët e tjerë të bandës procesi vijon me gjykim të zakonshëm.
Anëtarët e kësaj bande akuzohen për veprat penale: “vjedhje me armë”, “plagosje të rëndë”, “mbajtje pa leje të armëve luftarake” dhe “kryerje të veprave penale në kuadër të grupit kriminal”. Hetimi për ta nga prokurorët e Krimeve të Rënda nisi pas disa referimeve të Policisë së Shtetit, që i atribuonin grupit disa ngjarje kriminale të ndodhura në vitet 2013 dhe 2014 në Tiranë, Durrës, Laç, Fushë-Krujë dhe Kuçovë.
kërkesat e prokurorisë për secilin nga të pandehurit
1. Ilir Kupa, me 35 vjet burgim;
2. Enea Qerushi, me 30 vjet burgim;
3. Hajdar Sefa, me 30 vjet burgim;
4. Mark Shpendi, me 30 vjet burgim;
5. Edmond Selala, me 15 vjet burgim;
6. Agustin Sula, me 35 vjet burgim.
Sigal