Memaliaj, digjen 17 mijë rrënjë kanabis, në pranga 2 persona

690
Policia e Tepelenës ka gjetur dhe asgjësuar rreth 17 mijë rrënjë bimë narkotike të llojit kanabis sativa. Bimët narkotike janë zbuluar ditën e djeshme në vendin e quajtur “Përroi i Kotorrit”, në afërsi të fshatit Selckë e vogël dhe ishin mbjellë në 6 parcela. Policia arrestoi në flagrancë dy të rinj, të dyshuar si kultivues të drogës. Në pranga kanë përfunduar Renato Rama, 22 vjeç, banues në fshatin Zhulaj dhe Erndjan Muça, 28 vjeç, banues në fshatin Turan.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim”.
Sigal