24 vjeçari shqiptar humb jetën në mënyrë tragjike në Itali

531
Sigal

Po ngiste makinën kur papritur ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me një pemë.

Aksidenti tragjik që ndodhi disa ditë më parë është raportuar këtë të mërkurë nga mediat italiane.

Viktima ishte një shqiptar në moshë të re. Besar Mislyni, 24 vjeç u dërgua me urgjencë përmes një helikopteri, por edhe ndërhyrja e shpejtë e bluzave të bardha italiane nuk ka mundur t’i shpëtojë jetën të riut.

Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e Montefalcones në Itali.