LAJM I FUNDIT/ Aksidenti tragjik në Milot, shkon në dy numri i viktimave

256
Sigal

Një aksident me pasoja tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të hënë në aksin Milot-Rrëshen, ku një familje ka humbur dy nga anëtarët e saj.

Fillimisht jetën e humbi vogëlushi 3-vjeçar dhe pak më vonë raportohet se ka humbur jetën dhe babai i 3-vjeçarit.

Në aksident u përfshinë një makinë tip Benz dhe një makinë tip Opel. Në këtë të fundit udhëtonin dy viktimat dhe gruaja e shoferit.

Nga ana tjetër, makina tip Benz është përfshirë nga flakët pas aksidentit. Shoferi i Benz-it është transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Milot/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Milot -Rrëshen, janë përfshirë në aksident automjeti tip “Benz” me automjetin tip “Opel”.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë një i mitur 3- vjeçar, që udhëtonte me prindërit në mjetin tip “Opel” dhe ka marrë dëmtime është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë drejtuesi i mjetit tip “Benz ” .

Mjeti tip “Benz ” është përfshirë nga flakët dhe është djegur plotësisht.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.