Kryeministri Rama publikon një njoftim për studentët

435
Sigal

Kreu i qeverisë, Edi Rama, në një reagim së fundmi në rrjetet sociale ka bërë publik një njoftim për studentët.

Ky njoftim bën thirrje që të gjithë studentët, prej datës 9 janar, duhet të dorëzojnë dokumentacionet pranë degës së shërbimeve për rreth 3700 studentë përfitues të reduktimit të tarifës së shkollimit 100% apo 50% sipas kategorive të shtresave sociale, parashikuar në VKM e nxjerrë në fund të dhjetorit.

Po ashtu thirrja është bërë edhe për të gjithë ata studentë që përfitojnë nga trajtimi financiar/ bursa, referuar VKM së nxjerrë po në fund të dhjetorit, duke dorëzuar kështu të gjitha dokumentacionet përkatëse.

Rama shkruan se të gjithë studentët, e çdo universiteti, duhet të kërkojnë ekzaktësisht këtë njoftim.

 

Ky reagim vjen pas sqarimit për një njoftim që po qarkullonte në mediat online dhe në rrjete sociale, ku në Fakultetin e Inxhinierisë së ndërtimit kërkohej që studentët të bënin pagesën e plotë të tarifës vjetore, deri më 28 janar.

Edhe më herët Edi Rama u shpreh se kjo nuk është e vërtetë, dhe se të gjithë studentët do të paguajnë tarifë të përgjysmuar, ose nuk do të bëjnë asnjë pagesë, në varësi të statusit të tyre social.