Krimet e Rënda heqin sekuestron për pasurinë e Alfred Pezës

551
Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda i ka hequr masën e sekuestros deputetit të Partisë Socialiste, Alfred Peza. Sekuestrimi i pasurisë së Pezës është bërë në kuadër të ligjit antimafia.

Prokuroria e Përgjithshme kërkoi vënien e sekuestros për një pasuri prej 1.1 miliardë lekësh pas zbulimit në media që bashkëshortja e zt. Peza kishte përqindje aksionesh në një bankë të nivelit të dytë.

Peza deklaroi pas publikimit të lajmit se paratë për blerjen e aksioneve janë kursime të familjes së tij dhe se janë deklaruar prej tij në deklaratën e pasurisë në ditën kur ai u shpall deputet i Kuvendit.
Sigal