Korçë – Arrestohet i dënuari me mbi 9 vite burg, qëlloi me armë dy vëllezërit

293

Një shtetas i dënuar me rreth 10 vite burg për vrasje të mbetur në tentativë është arrestuar nga policia e Korçës.

Shtetasi Irjat Rukaj, 51 vjeç, banues në fshatin Shqitas të Maliqi, u prangos pasi ishte shpallur në kërkim që më datë 6 tetor të vitit të shkuar.
Gjykata e Korçës e ka dënuar këtë shtetas me me 9 (nëntë) vjet, 8 (tetë) muaj, e 18 (tetëmbëdhjetë) ditë burg për veprat penale: “Vrasja me dashje, e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.
Ngjarja për të cilën akuzohet 51 vjeçari ka ndodhur më 8 tetor të vitit 2015 në fshatin Shqitas, ku shtetasi i mësipërm, është konfliktuar për motive të dobëta, me dy vëllezërit Dinoshi, duke i qëlluar ata me armë.