Kapen me kanabis në makinë, arrestohen dy të rinjtë në Tropojë, në banesën e 23-vjeçarit gjendet municion luftarak

56
Sigal

Finalizohet operacioni i koduar ‘Xhirot’ në Kukës. Uniformat blu bëjnë me dije se në pranga kanë rënë dy të rinj, B. A., 23 vjeç dhe N. Ç, 23 vjeç, të dy banues në fshatin Sopot, Tropojë.

Ndërkohë gjatë kontrollit të automjetit me të cilin po lëviznin, janë gjetur kanabis, para. Ndërsa në banesën  e 23-vjeçarit N.Ç., janë gjetur municione luftarake dhe armë zjarri.

NJOFTI MI:

Tropojë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Xhirot”, sekuestrohen një pushkë, municion luftarak, doza të lëndës narkotike cannabis sativa dhe një shumë eurosh e përfituar nga shitja e këtyre dozave.

Posedonin në kundërshtim me ligjin, armë zjarri dhe lëndë narkotike, arrestohen në flagrancë dy 23-vjeçarë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, në vijim të kontrolleve të mbështetura nga inteligjenca policore, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale, si dhe për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve që posedojnë sende të kundërligjshme, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Xhirot”, si rezultat i të cilit u arrestuan shtetasit:

B.A., 23 vjeç dhe N. Ç, 23 vjeç, të dy banues në fshatin Sopot, Tropojë.

Gjatë kontrolleve në automjetin me të cilin qarkullonin këta shtetas, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, të ndarë në doza të gatshme për shitje, si dhe një shumë parash në euro, që dyshohet se ishte përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, gjatë kontrolleve në banesën e shtetasit N. Ç., u gjet një armë zjarri pushkë dhe municion luftarak.

Arma e zjarrit, municioni luftarak, dozat e lëndës narkotike dhe shuma e eurove u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.