Goca na vjen keq, por Enrique Iglesias mund të jetë martuar në mënyrë sekrete

46
Sigal

Enrique Iglesias, që prej 2001-shit, është i lidhur me partneren e tij, Anna Kournikova dhe kanë 3 fëmijë. Megjithëse ata s’kanë folur kurrë për një martesë, duket se i kanë thënë “po” njëri-tjetrit dhe këtë e konfirmoi padashje vëllai i tij. Julio.

“Ajo çfarë ai s’ka bërë është një dasmë e madhe. Enrique ka qenë më Anna-n për shumë kohë dhe kanë 3 fëmijë të mrekullueshëm”, u shpreh ai. Vëllai i Enrique-s shquhet paksa për faktin që s’i rri goja dhe tregon sekrete, pasi ishte po ai që bëri me dije lindjen e fëmijës së tretë të çiftit, më pas, Anna e postoi lajmin në Instagram.

Goca na vjen keq, por Enrique Iglesias mund të jetë martuar në

ANNA KOURNIKOVA INSTAGRAM

Enrique dhe Anna e nisën raportin e tyre të dashurisë në vitin 2001, ndërsa xhironin videoklipin e këngës “Escape”. Sipas zërave, këngëtari dhe tenistja patën një kimi të jashtëzakonshme. Asokohe, ai ishte 26 vjeç dhe ajo ishte 20.

Goca na vjen keq, por Enrique Iglesias mund të jetë martuar në

ANNA KOURNIKOVA INSTAGRAM

Me kalimin e viteve, çifti ka pasur ulje-ngritjet e tyre. Ata kanë 3 fëmijë, Nicholas, Lucy dhe Mary. Ndonëse marrëdhënia e tyre ka ngjallur gjithnjë interes, çifti e ka mbajtur mjaft private dhe larg syve kureshtarë të publikut, paparacëve dhe fansave.