Kapen me 38 kg drogë në makinë, në pranga shqiptari dhe greku

498
Sigal

Policia greke bënë të ditur se ka vënë në pranga edhe një shqiptar dhe një grek.

Gjatë operacionit në kufirin greko-shqiptar janë kapur mbi 38 kilogramë kanabis sativa, 4 kg pluhur hashashi, rreth 1 kg hashash çokollatë dhe mbi 2 kg vaj hashashi.

Operacioni është zhvilluar në zonën e Kozanit, Greqi.

Në pranga jjanë vënë një shqiptar 25 vjeç dhe një grek 27 vjeç.

Gjatë kontrollit në mjetin ku udhëtonin u gjetën dhe sekuestruan:

1. 32 pako me 38 kg 760 gram marijuanë

2. 4 kg 200 gram pluhur hashashi

3. 990 gram hashash çokollatë

4. 2 kg 270 gram vaj hashashi

5. 3 celulare me 3 karta SIM