Jurgen Kurti tregon në polici përse e vrau babain

503
Sigal
Pavarësisht se Artur Kurti ishte në një proces divorci nga bashkëshortja, herë pas herë shkonte në shtëpinë ku jetonte ajo për t’i kërkuar që të pajtoheshin. Natën e së shtunës, 50 vjeçari kishte qenë në gjendje të dehur dhe dyshohet se e kishte rrahur. E frikësuar se ai do të kthehej përsëri, Shpresa Kurti kishte thirrur vëllain Leonard Ristanin dhe djalin e saj, Jurgenin. Kur ata ndodheshin në shtëpi, rreth orës 21:00, te dera e apartamentit ku jetonte Shpresa Kurti, është shfaqur i shoqi, i cili mbante në dorë një thikë të madhe, me të cilën e kërcënoi. Leonardi doli para dhe u plagos, aty ndërhyri Jurgeni, që gjatë përleshjes la të vdekur të atin. Viktima Artur Kurti nuk e pranonte faktin se do të divorcohej nga e shoqja, Shpresa. Ndonëse prej disa kohësh ata nuk jetonin më në të njëjtën shtëpi, 50-vjeçari shkonte herë pas here tek e shoqja, në mënyrë që të tërhiqte kërkesën e divorcit, por kur ajo nuk pranonte, ai sërish e dhunonte fizikisht e psikologjikisht.