Ja sa agjentë e spiunë kishte në kohën e diktaturës

1045
Sigal

Ndryshe nga vendet e Lindjes ku dosjet e bashkuptorve dhe emrat e tyre janë bërë public dhe u janë ndaluar postet e rëndsishme, në Shqipëri një pjesë e administratës së lartë është e mbushur me spiunë të kohës së Enverit. Ja lista nga Shkodran deri në Vlorë, dhe qytetet me numrin më të lartë

Institituti  i dosjeve

Regjimi komunist diktatorial i Enver Hoxhës sundoi duke përdorur përgjime masive, por vetëm tani disa shqiptarë po arrijnë të shohin dosjet e tyre që spiunuan ata te Sigurimi i Shtetit. Në tw mirë të shoqërisë është e nevjoshme që të veprohet duke i hapur plotësisht këto dosje, duke ndjekur modelin e Gjermanisë ku u hapën këto dosje. Shumë zyrtarë, të cilët sot mund të jenë në poste shumë me rëndësi në institucione të rëndësishme shtetërore, detyrohohen të luajnë sipas valles politike, për shkak të të kaluarës së tyre. Firmosin dhe marrin vendime politike dhe jo në të mirë të shoqërisë. Gjatë regjimit Komunist, ishtw mwnyrw pune  raportimi  i   çdo gjëje  në parti, e për këtë, regjimi kishte shpërndarë një rrjet informatorësh sekretw në çdo cep të Shqipërisë. Deputeti Myslim Murrizi, ka publikuar një listë, ku tregohet numri i agjentëve e spiunëve në çdo qytet të Shqipërisë, ndërsa akuzon PD-nw  se, në procesin e zgjedhjeve të brendshme, nuk është vlerësuar pastërtia e figurës së kandidatëve nga autoriteti i dosjeve të sigurimit.

Ndërkohë, në listën e publikuar, ajo që bie në sy është fakti se qyteti me numrin më të madh të agjentëve ishte Shkodra, me 7495 agjentë të infiltruar e spiunë.

Pas Shkodrës renditet Tirana me 6435 agjentë, e më pas Korça me 3850. Ndërkohë, numri më i vogël i agjentëve ishte në Skrapar, 345.

Shifrat totale sipas dokumentit

Në total  1299 agjentë

Informatorë më baza vullnetare  4952

Informatorë me bazë patrullimi  5463

Përpunim Aktiv 2A  3450

Përpunim Paraprak  822

Kontroll Operativ 2B  12776

Kontingjenti 66060