Dita e tetëmbëdhjetë e grevës, përkeqësohet gjendja shëndetësore e naftëtarëve, ja çfarë thonë mjekët

315
Sigal

Naftëtarët e Ballshit prej tetëmbëdhjetë ditësh vijojnë grevën e tyre të urisë.

Gjendja e tyre shëndetësore është përkeqësuar.

Ndërkohë që ata kanë marrë vendimin që të dalin burrat dhe në grevë urie të futen gratë.

Mjekja Sidorela Asllanaj, është shprehur se ambjentet ku po zhvillohet greva janë të papërshtatshme ndaj është e rëndësishme që ata të tërhiqen nga ky vendim.

“Naftëtarët duhet të largohen nga greva gjendja e tyre shëndetësore nuk është e mirë”, është shprehur mjekja.

Ndërkohë për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore të grevistëve pranë ambienteve ndodhet në dispozicion një ambulancë.

Grevistët që janë në ditën e tetëmbëdhjetë të protestës duket se janë të vendosur që ta vazhdojnë atë deri në realizimin e kërkesave të tyre.