Itali/ Rrokullisen 2 mijë ton mermer, humb jetën edhe një shqiptar

491
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një impiant mermeri në Itali. Ku rreth 2 mijë tonë pllaka mermeri janë shkëputur nga mali dhe kanë zënë përfund 3 punëtorë. “Ishte si një ulërimë. Madje dy të tilla. Një rreth orës 12.30. Dhe një tjetër rreth orës 13.40. Më pas ambulanca dhe helikopter Pegaso” Kështu rrëfejnë banorët e Kolonatas, incidentin dramatik të ndodhur paraditen e së enjtes në shpellën e Gioas. Ku dy punëtorë kanë mbetur ende poshtë pllakave dhe janë zyrtarisht të humbur: “aq sa do të ishte mrekulli nëse do të gjendeshin gjallë”, thotë bashkiaku i Carraras, Angelo Zubbani. Një eskavatorist, ka shpëtuar për mrekulli dhe është shpëtuar nga zjarrfikësit. Incidenti ndodhi në shpellën e Gioas e administruar nga vëllezërit Antonioli dhe bëhet fjalë për një nga më të mëdhatë në zonë. Tre punëtorët po prisnin një sasi mermeri, kur ndodhi rrokullisja. Po në këtë shpellë ka humbur jetën edhe shqiptari Lurand Llanaj, i cili punonte si makinist.
Sigal