Po shkonte në punë, nëna shqiptare e dy fëmijëve përplaset për vdekje

309
Sigal

Një aksident dramatik në orët e para të mëngjesit të djeshëm në provincën e Trevisos, i ka marrë jetën një shqiptareje.

Mediat italiane shkruajnë se viktima është 52 vjeçarja Diturie Goxha, e martuar dhe nënë e dy fëmijëve. Ajo punonte në Itali i kujdestare.

Rreth orës 7.50 të mëngjesit të së shtunës, gruaja po lëvizte me biçikletë kur u përplas nga një furgon tip Nissan, drejtuar nga një 44 vjeçar, i cili duket se udhëtonte në të njëjtin drejtim të udhëtimit me gruan duke e goditur atë.

Përplasja ishte e dhunshme, pasi trupi i gruas u hodh disa metra larg në asfalt.

Shkuarja me urgjencë e skuadrave të emergjencës drejt vendit të ngjarjes ishte e padobishme për shkak se gruaja kishte ndërruar jetë tanimë. Shkaqet e aksidentit fatal janë nën hetim.