Shkon në 1,669 numri i viktimave nga koronavirusi, rreth 70 mijë të tjerë të infektuar

302
Sigal

Koronavirusi deri më tani ka shkaktuar 1,669 viktima. Ndërsa në të gjithë botën deri më tani janë konfirmuar si të infektuar 69 mijë e 256 persona.  Sipas të dhënave të raportuara nga autoriteti shëndetësor, rreth  68.500 raste të virusit janë  regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Kinës, çka do të thotë rreth 2 mijë e 9 persona më tepër nga një ditë më parë.

Ditët e fundit është raportuar edhe vdekja e parë në Francë, jashtë territorit të Kinës. . Bëhet fjalë për një turist 80-vjeçar kinez që kishte marrë trajtim për Covid-19 që nga 25 janari.