Ishte kthyer në shqetësim për banorët, procedohet 15-vjeçari në Shkodër, afër banesës i gjendet edhe një pushkë

103
Sigal

Një 15-vjeçar është proceduar në Shkdoër pasi lëvizte i armatosur. Të miturit iu gjet me vete një armë zjarri psitoletë pa krehër dhe fishekë. Ndërkohë pranë zonës ku ai jetonte iu gjet edhe një pushkë .

Të dyja armët e zjarrit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policise:

Shkodër/Evidentohet dhe goditet një rast tjetër i mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit. Sekuestrohen 2 armë zjarri, pistoletë dhe pushkë.

U kthye në shqetësim për banorët, pasi dyshonin se qarkullonte në fshatin Grudë e Re, me armë zjarri me vete, ndalohet nga Policia, një 15-vjeçar, i cili për shkak të moshës, procedohet në gjendje të lirë.

15-vjeçarit iu gjet në brez një armë zjarri pistoletë, pa krehër dhe pa fishekë në të. Në zonën ku ky shtetas banonte, u gjet edhe një armë zjarri pushkë, pa fishekë në të.

Strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër, si rezultat bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar menjëherë në fshatin Grudë e Re, ku kanë goditur një rast të armëmbajtjes pa leje.

Autor i dyshuar i këtij rasti është shtetasi J. B., 15 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, Shkodër, i cili për shkak të moshës, procedohet në gjendje të lirë.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, 15-vjeçarit iu gjet një armë zjarri pistoletë, pa krehër dhe pa fishekë në të. Gjithashtu, në zonën përreth banesës së këtij shtetasi, u gjet edhe një armë zjarri pushkë, pa fishekë në të. Të dyja armët e zjarrit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Vijojnë veprimet hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për këtë rast.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.