Drejtonte mjetin në gjendje të dehur, arrestohet Alban Hoxha

469
Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë shtetasin Alban Hoxha 36 vjec, banues në Tiranë pasi është kapur duke drejtuar mjetin tip autobus në gjendje të dehur. 36-vjecari u arrestua gjatë ditës së djeshme në Maminas. I arrestuari nuk është portieri i ekipit të Partizanit, pasi emri dhe mbiemri është koincidencë.
Njoftimi i policisë: 
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin:

Alban Hoxha 36 vjeç, banues në Tiranë.

Më datë 09.07.2017, në Maminas, është kapur nga Shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin Benz Autobuz në gjëndje të dehur.

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Drejtimi I automjeteve në mënyrë të parregullt” parashikuar në nenin 291 të Kodit Penal.
Sigal