I vuri tritol farmacisë së babait të Tahirit, ekstradohet Baftjar Bruka

403
Baftjar Bruka njeriu i dyshuar që vendosi bombën e telekomanduar në farmacinë e babait të Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri do të përballet me drejtësinë shqiptare.
Interpol Tirana ka ekstraduar nga Suedia, 25 vjeçarin nga Kukësi që akuzohet edhe për vendosjen e bombës së telekomanduar dhe pranë urës “Vasil Shanto” e cila fatmirësisht u arrit të çaktivizohet në kohë.
Baftjar Bruka akuzohet për vepra penale për qëllime terroriste “Krijim të grupit të strukturuar kriminal”, dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal” dhe bazuar në Kodin Penal rrezikon dënimin maksimal “Burgim të Përjetshëm”. Po ashtu ai është akuzuar në Itali si kreu i një celule terroriste.
Baftjar BRUKA u arrestua në qershor të vitit të kaluar në Suedi pasi ishte shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare nën masën e sigurisë “arrest me burg” për serinë e veprave që rëndojnë ndaj tij.
Në lidhje me ngjarjet që tronditën Tiranën mëngjesin e 10 Shkurtit pas hekurave qëndron edhe Vladimir Gjuta, i cili veçse si ideator i sulmit në farmacinë e babait të Saimit Tahirit, akuzohet se qëndron edhe pas kërcënimit me jetë të Ministrit të Brendshëm.
Për këtë ngjarje në qeli qëndrojnë edhe Lumjan Matmuja, Kamber Bruka, Erjon Dule dhe Emirjon Gjuta. Ndërsa Ernest Gjuta u lirua për mungëse provash.
Sigal