Sekuestrohen armë e drogë, arrestohen 49 persona për vepra të ndryshme penale

446
Policia e Shtetit vijon punën për rritjen e parametrave të sigurisë në vend dhe goditjen e paligjshmërisë. Në këtë kuadër vijojnë kontrollet për persona në kërkim, persona me precedent penal dhe me armë pa leje, verifikimin dhe ndjekje konflikteve të dhunës në familje, monitorimin dhe ndalimin e shkelësve te Kodit Rrugor.
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë kapur, arrestuar e ndaluar 49 persona për vepra të ndryshme penale, si dhe janë sekuestruar, drogë, armë e municione dhe konkretisht:
– Janë kapur 15 persona që ishin të shpallur në kërkim .
– 5 persona për vjedhje të energjisë elektrike.
– 5 persona për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
– 5 persona për dhunë në familje.
– 5 persona për armbajtie pa leje.
– 6 persona për krime ndaj personit.
– 4 persona për lëndë narkotike.
– 4 persona për vjedhje në flagrancë.
Janë sekuestruar rreth 38 kilogramë lëndë narkotike. Si dhe janë sekuestruar 2 armë zjarri dhe municione.
Policia Rrugore ka vendosur 1087 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor dhe janë pezulluar 9 leje drejtimi, e bllokuar 8 automjete pa dokumentacion përkatës. Gjithashtu policia ka shoqëruar për verifikime të ndryshme, 63 persona në të gjithë vendin.
Edhe në ditët në vazhdim Policia e Shtetit do vijojë punën me shërbime të përforcuara duke ngritur pika kontrolli në akset rrugore, kontrolle të lokaleve të natës dhe atyre të frekuentuara nga persona me precedentë penal, për të parandaluar paligjshmërinë në vend dhe krijuar një ambient e shoqëri më të sigurt.
Sigal