I penduari i Ndraghetas: BMW politikanit shqiptar për drogën

451
Sigal

I penduari i bandës “Ndrangheta” në Itali, Luciano Nocera tregon lidhjet e trafikut të drogës me Shqipërinë duke përmendur gjatë dëshmisë së tij edhe përfshirjen e një politikani shqiptar, para se të ndërroheshin qeveritë në Shqipëri dhe të digjeshin plantacionet e kanabisit.

Gjatë dëshmisë së tij ai tregon se si i ka dërguar politikanit në fjalë një makinë tip “BMW” që të kalonte kanabisin nga Shqipëria në Itali.

Koha për të cilën tregon ai, bën fjalë para ndryshimit të qeveria, apo siç e thekson edhe vetë ai “Para se të ndryshonte qeveria dhe të digjeshin plantacionet e kanabisit. I dërgova BMW-në politikanit shqiptar që të kalonte kanabisin.”

Italiani me origjinë kalabreze Luciano Nocera, i akuzuar për vrasje dhe trafik droge është bërë bashkëpunëtor i Prokurorisë italiane kundër organizatës mafioze në të cilën ai ka bërë pjesë, e cila njihet në itali dhe ndërkombëtarisht si “Ndrangheta”.

Në dëshminë e tij, Luciano Nocera tregon rrugët e ndjekura për trafikimin e drogës jo vetëm nga Shqipëria por edhe në vendet e tjera të BE-së si Zvicra. Ai ka pranuar gjithashtu edhe vrasjen e 3 personave. Viktimat e tij janë Salvatore Deian në vitin 2009, Franco Mancuso i vrarë në vitin 2008-të dhe në 2014-të ka pranuar se ka vrarë Ernesto Albanese.