Gjyqi, Rama: Turp! Paloka kërkoi ta falja, nuk ka fakte, por opinione

458
Sigal

TIRANË– Ka dështuar edhe seanca e pajtimit mes kryeministrit Edi Rama dhe Sekrtetarit të Përgjithshëm të PD-së, Arben Ristani, në akuzë nga kreu i ekzekutivit për shpifje. Në mbyllje te seancen e cila zgjati pak minuta, kryeministri Rama ka mbajtur të njëjtën linjë qendrimi si edhe pas seances së pare me kreu e Grupit Parlamentar të PD, Edi Paloken, duke theksuar se nuk mund të vazhdohet të heshtet përballë shpifësve profesionistë

“Unë nuk njoh akuza në emër të partisë, unë njoh akuzues që kanë marrë përsipër të ushqejnë veten duke jetuar si shpifës profesionistë, por dhe duke helmuar publikun nga shpifje nga më monstruzoet. Është koha të bëjmë një betejë të një politike që jeton me shqpifje, që çorodit opinionin, duke turpëruar Shqipërinë dhe shqiptarët edhe në sytë e ndërkombëtarëve. Unë do bëjë gjithçka për të bërë diçka në këtë betejë mes europës dhe mesjetës, mes forcave e indivdë që janë në politike për të bërë mirë dhe forcave e indidvidëve që janë në politikë për të bërë keq”, deklaroi shefi i qeverisë.

Nga ana tjetër Ristani tha se kërkoi terheqjen e Rames nga padia, duke thënë se deklarata dhe akuzat nuk janë qendrimi i tij personal, por i PD-­së. Pavarësisht kësaj ai tha se gjithçka është e provuar.

“I kam kërkuar të tërhiqet nga padia, pasi deklarata që kam bërë ka qenë qëndrimi i PD, kemi prova të provojmë që Kuvendi është i inkriminuar. I kërkova ta tërhiqte kërkesën ndaj kallëzimit për Ristanit se qëndrimi nuk janë fjalë personale të Ristanit, por qëndrim politik i PD, ndonëse unë ndaj bindjen e thellë se qëndrimi i PD­së është i vërtetë dhe i provuar se në pushtet kemi bandë kriminale, një kryeministër lidhur me bandat e punon për bandat. Prova janë marrëveshja e dekriminalizimit dhe keni dhe një qëndrim zyrtar të SHBA ku i kërkohet Ramës të vazhdojë dekriminalizimin e institucioneve, pra qëndrimi publik i PD është tërësisht i bazuar tashmë edhe në dokumente zyrtare përvec provave që e faktojnë këtë. Ambasada e SHBA, që shpreh qëndrimin e SHBA i bën thirrje Ramës të dekriminalizojë, po flasim për një kryeministër të inkriminuar e bashkëpunëtor me krimi. Provat janë të shumta, ish-ministri Dritan Prifti që e ka parë Ramën duke mbushur hundët me kokainë në tavolinën e zyrës, kjo tregon qartë lidhjen me krimin, se atë nuk e ka marrë në farmaci por nga kriminelët”, deklaroi Ristani. 

Ora 11:07 Përballja e dytë, Rama-Paloka për shpifje
Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Grupit Parlamentar të PD janë futur në Gjykatën e Lartë, pas padisë së bërë nga shefi i qeverisë për shpifje ndaj këtij të fundit. Kjo është seanca e dytë, pas asaj të 2 marsit ku kryeministri Rama nuk pranoi të pajtohej me Palokën, ndërsa deklaroi se do të jetë i pranishëm në çdo seancë për t’u përballur me deputetët e opozitës që ai vetë ka paditur për shpifje. Para fillimit të seancës, kryeministri Rama ka postuar një foto në rrjetin social Twitter, ku shkruan: Ne Gjykaten e Larte per t’i sherbyer publikut qe duhet te dije te verteten e akuzave te Ristan Palokes ndaj meje!


Ora 13:08 Padia për shpifje ndaj Palokës, Rama: Kërkuan të pushohet çështja, s’kanë prova, por opinione
Pas dy orësh në këtë seancë, kreu i qeverisë është larguar e ndërsa ka deklaruar për mediat se Paloka kërkonte të pushohet çështja, pasi nuk kanë prova, por opinione.”Nuk kanë prova po kanë opinione. Ky është fundi i një force politike që komunikon me qytetarët duke i dezinfomuar në mënyrë të qëllimshme, në përppjekje për ta bërë Shqipërinë të baltosur dhe sa më e ndtotur. Turp!” , deklaroi Rama.