Humbin jetën 2 punëtorë si shkak i rrëzimit nga kati i 8-të i pallatit

418
Sigal

Dy punëtorë ndërtimi kanë humbur jetën ditën e sotme pasi kanë rënë nga kati i 8-të i një pallati ku po punonin. Ngjarja e rëndë ka ndodhur dje në rrugën “Dora D’istria” në kryeqytet. Si pasojë e përplasjes njëri nga punëtorët ka humbur jetën menjëherë pa mundur të marrë ndihmën mjekësore ndërsa punëtori tjetër është nisur spital dhe ka ndërruar jetë rreth orës 17:35 në Spitalin e Traumës në Tiranë. Në bazë të hetimeve të deritanishme mësohet se, shkak i aksidentimit të tyre gjatë punës është bërë këputja e skelës, ndërsa policia po merr në pyetje dhe pronarët e pallatit.  Sipas policisë, njëri nga viktimat është Muhamet Zmakaj, 50- vjeç baba i 6 fëmijëve dhe banues në Bathore. Emri i punëtorit tjetër që humbi jetën ende nuk bëhet i ditur. Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe ekspertët e ISHP-së, të cilët po hetojnë nëse janë zbatuar kushtet ligjore dhe kushtet e sigurisë në punë.