Kokainë në termusin e foshnjes 14-muajshe, arrestohet shqiptari…

583
Autoritetet italiane kanë arrestuar në Siena një shqiptar, 32 vjeç, për shpërndarje të lëndës narkotike.
Shqiptarit, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, iu sekuestruan në makinë dy pako me kokainë, 50 gramë secila.
Pas kontrollit tjetër në shtëpinë e 32 – vjeçarit u bllokuan edhe 112 gramë kokainë, të ndara në dy pako me nga 50 gramë kokainë secila, si dhe 12 gramë të tjera të fshehura në shishen e termosit të fëmijës 14 muajsh.
Policia kishte kohë që ndiqte lëvizjet e shqiptarit.
Sigal