Humb kontrollin, aksidentohet drejtuesi i motomjetit në Pogradec

Një aksident ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në të dalë të Pogradecit në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë.

Sipas informacioneve të para mësohet se një motomjet ka dalë nga rruga.

NOA

Drejtuesi i motomjetit është dërguar në spitalin e Pogradecit.

Ende nuk dihet gjëndja e tij, ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.