Eva Buzo, gruaja e parë që përshkon me not kanalin e Otrantos! Nga brigjet e Italisë në Karaburun 92 km për 35 orë e 17 minuta!

Eva Buzo është gruaja e parë në histori që përshkoi me not kanalin e Ontrantos, duke notuar për 35 orë në një gjatësi prej 92 kilometrash. Ajo e nisi rrugëtimin e saj nga brigjet e Leçes në Itali të shtunën pasdite dhe mbërriti të hënën e 19 gushtit në orën 5:00 në kepin e Gjuhëzës, pranë Karaburunit. Viktor Koçaj, peshkatari që e shoqëroi Evën gjatë gjithë sfidës së saj tregon se: Ajo është nisur rreth orës 18:30 të darkës, parmbrëmë në darkë (17 gusht 2024) dhe ka mbërritur sot në mëngjes në orën 5 e disa minuta (19 gusht 2024). U nisëm nga San Foça dhe mbërritëm këtu diku midis Gjirit të Gramës dhe Gjirit të Varkave siç e njohim ne”. Pas të paharruarit Paolo Pinto, i cili kaloi kanalin e Otrantos më 14 korrik të vitit 1979, Eva Buzo është e para notare femër që kaloi me not kanalin e Otrantos, 19 gusht 2024.

Eva Buzo, me profesion avokate në Australi dhe e angazhuar masivisht me problematika sociale, në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ka përvojë pune në Afrikën Lindore, Azinë Jugore dhe Australi, për organizata të ndryshme duke përfshirë World Vision dhe Save the Children. Mendimi për të kaluar me not kanalin e Otrantos, i erdhi gjatë periudhës së izolimit nga pandemia, kur duke parë në Google Maps disa vende të mundshme për të notuar, u ndal në distancën midis Italisë dhe Shqipërisë.
Pritja nga kryebashkiaku i Vlorës Ermal Dredha

Kryetari i bashkisë propozoi që njërit prej shkëmbinjve në Karaburun të marrë emrin e Eva Buzos. “Aty ku ka prekur, ku ka mbaruar garën ne do ia vendosim emrin “Shkëmbi i Evës”, për ta memorizuar këtë moment historik. Edhe pse është nga Berati ne duam ta bëjmë Evën qytetare të Vlorës”, -tha Dredha. Qytetari Nr.1 i Bashkisë se Vlorës Ermal Dredha në një postim në tëiter kishte deklaruar që në 12 gusht se: “Eva Buzo, një nga notaret më të shquara dhe të njohura në nivel ndërkombëtar, do të realizojë një sfidë të veçantë duke notuar distancën nga Brindisi në Vlorë. Ky aktivitet është një mundësi e jashtzakonshme për të promovuar sportin e notit dhe për të theksuar rëndësinë e Vlorës si një destinacion kryesor për sporte në Europë”. Dhe ky njoftim i kryebashkiakut Dredha u bë realitet pasi Eva Buzo është e para notare femër që kaloi me not kanalin e Otrantos, 19 gusht 2024.
Eva Buzo nderohet me certifikatë mirënjohje nga Federata Shqiptare e Notit! Një shkëmb në Karaburun do mbajë emrin e saj

Eva Buzo, australiania me origjinë shqiptare. që vendosi rekord historik duke kaluar me not kanalin e Otrantos është vlerësuar me certifikatë mirënjohje nga bashkia e Vlorës dhe Federata Shqiptare e Notit. Po kështu një shkëmb në Karaburun në mënyrë simbolike do të quhet “Eva”.
Presidenti i FSHN Agim Çiraku:

Kampionia Eva Buzo mori një kupë nga Presidenti i Federatës së Notit, Agim Çiraku, i cili gjatë dorëzimit tha se: “Kalimi i Otrantos me not është rekord absolut në sportin e notit. Për ne është gjë e mirë, që një shqiptare vendosi rekord të ri. Sakrifica e saj është shembull që duhet ta marrin gjithë sportistët notarë”,- tha Çiraku. Dedikimi i Presidentit të FSHN-së ishte i veçantë pasi përfshinte: 1 Kupë si “Notarja më e mirë”, 1 Certifikatë si “Kampione apsolute e “Maratonës Otranto-Vlorë”, dhe 1 tufë me lule për të treguar se Eva Buzo , sjell vetëm pranverë në Shqipërinë tonë të dashur.
I pranishëm në takimin me kryebashkiakun e Vlorës dhe presidentin e FSHN ishte edhe njëri prej notarëve simbol të Vlorës dhe mbarë Shqipërisë Ilirian Kreshpa -Liro.
Kampionia absolute Eva Buzo
Nga ana e saj Eva Buzo shprehu respektin dhe mirnjohjen për këtë pritje të ngrohtë dhe tepër të veçantë, që vetëm shqiptarët mund ta ofrojnë. Avokatja shqiptaro-australiane Eva Buzo, notarja që theu rekordin nga brigjet italiane drejt atyre shqiptare është vlerësuar me medalje dhe certifikatë mirënjohje nga bashkia e Vlorës.
“Jam shumë e emocionuar dhe shumë falenderuese për të gjithë ju, mbështetësit e mi gjatë gjithë itenerarit, si bashkia dhe ekipi që më shoqëroi. Falenderoj gjithë shqiptarët që më duan dhe i dua, unë jam shumë e lumtur që arrita tia dilja në këtë sfidë”,- tha Eva Buzo.
Kryeministri i Shqipërisë

Edi Rama, ka qënë ndër të parët që ka përgëzuar avokaten me origjinë shqiptare, Eva Buzo, e cila e cila ka shënuar një rekord në not duke përshkruar 92 kilometra nga brigjet e Italisë deri në Vlorë. Në rrjetet sociale, Rama shkruan se, “Një histori mbresëlënëse ajo e Eva Buzos, avokatja shqiptare, e cila ka shënuar një rekord në not duke përshkruar 92 km nga brigjet e Italisë deri në Vlorë. Një udhëtim në ujë prej 34 orësh për Evën, e cila sfidën e lënë në mes vitin e kaluar, u rikthye për ta përfunduar këtë vit, me një forcë fizike dhe psikologjike të jashtëzakonshme”, përfundon Rama.
Eva Buzo “Shqiponja” e Adriatikut notoi si “përbindësh” në det të hapur, dhe këtë herë ajo ia doli.

Agim Çiraku
President i FSHN
Këtë herë ajo nuk u ndal, por “fluturoi” si “Shqiponja e Adriatikut” nga brigjet e Leçes të Italisë e deri në gadishullin e Karaburunit në Shqipëri. Kjo është avokatja shqiptaro-australiane Eva Buzo, e cila si një “Përbindësh” përshkroi 92 km me not në detin Adriatik, duke mos u thyer si në qershorin e vitit të kaluar, ku 90 kilometrat që i kishte vënë vetes si objektiv nuk i përfundoi, edhe pse notoi për një kohë prej 28 orësh nga Otranto në Vlorë. Vitin e kaluar Eva shfaqi probleme shëndetësore sapo iu afrua gadishullit të Karaburunit dhe u dërgua menjëherë në spital me hipotermi, pasi një kandil deti i kishte djegur një pjesë të trupit teksa notonte. Mjekët i kërkuan që ajo të ndalonte, por edhe pse e refuzoi në atë moment, ajo prap u detyrua që të ndalej në kilometrin e 28-të të garimit pa e çuar deri në fund objektivin që i kishte vënë vetes.
E ndoshta fundjava që sapo mbyllëm, duhet të ketë qënë në shenjën e fatit për Evën, e cila tregoi se është një notare “marathonomake” shumë këmbëngulëse. Kështu ajo na bëri krenarë të gjithë ne shqiptarëve me këtë arritje kaq të vështirë. Një udhëtim ky afërsisht prej 34 orësh për Evën, që e riktheu atë këtë herë për ta përfunduar me një forcë fizike dhe psikologjike të jashtëzakonshme. Udhëtimi i saj me not prej 92 kilometrash që zgjati afërisisht 34 orë, nga brigjet e Leçes deri në Gadishullin e Karaburunit, ku Eva më në fund e preku tokën shqiptare në afërsi të Kepit të Gjuhëzës, në orën 04 të mëngjesit të ditës së hënë, në atë shkëmb që shumë bukur sot mund të quhet “Shkëmbi i Evës”. Gjatë notimit, ajo ka ndaluar shumë pak duke pirë ujë dhe notimi ka qenë konstant, sepse nuk ka pasur asnjë problem gjatë 34 orëve në det të hapur. Në momentin e mbërritjes, Eva nuk ishte në gjendje të fliste për shkak të kalçifikimit të gojës nga kripa, por gjendja e saj shëndetësore në mbyllje të garës ishte shumë e mirë. E kështu, Buzo e ka përfunduar rrugëtimin duke treguar një forcë fizike dhe psikologjike. Kështu, Eva tregoi se është një “Përbindësh” në det. Por në këtë udhëtim prej 34 orësh të Eva Buzo, duhet thënë me respekt se ajo u shoqërua nga shqiptarët Sherif Dyrmishaj dhe Viktor Koçaj, dy peshkatarë që me varkat e tyre ishin të pranishëm gjatë gjithë rrugëtimit të saj, nga San Foça në Leçe të Italisë e deri te Kepi i Gjuhëzës “Shkembi i Evës” (Karaburun). Gjithashtu, krah Evës ka qëndruar edhe notarja Eva Spahiu, duke u bërë këta tre protagonistë të kësaj aventure të vështirë. Nëse një njeri i zakonshëm do të ecte në këmbë 92 kilometra rrugë me një ritëm normal prej 4 km/orë, ai do ta përshkruante atë për 23 orë. Por krahasimi që bëmë është krahasim që çalon, sepse ne nuk jemi ecur në kembë por jemi duke notuar në det me not prej 92 kilometrash. Ndaj dhe me garimin e saj në det në këto kushte të vështira notimi, ishte një sfidë për Eva Buzon, për të shkruar historinë e saj mbreslënëse, duke shënuar dhe një rekord të ri për veten e saj dhe për të gjithë ne shqiptarët.
Historia e Paolo Pintos në vitin 1985

Në kujtesën e shqiptarëve është një histori tentative për kalimin me not në Detin Adriatik dhe për të bashkuar 2 brigjet e Italisë me atë të Shqipërisë, është tentativa e një italiani, i cili tentoi të kalonte me not nga Brindisi deri në afërsi të Gadishullit të Karaburunit, por fatkeqësisht nga kushtet e këqia atmosferike nuk mundi të arrinte objektivin që i kishte vënë vetes. Pra ne sot mund të themi me bindjen e plotë, që notarja jonë me origjinë shqiptare Eva Buzo, jo vetëm që është notarja e parë, që ka bashkuar 2 brigjet e Adriatikut me not, por është dhe atletja e parë femër, e cila e vendosi veten e vet në pjedestalin më të lartë të notit në Shqiperi. Gjej rastin ta falenderoj në emër të të gjithë notarëve shqiptarë dhe në emrin tim personal, që kjo notare të jetë si shembull këmbëngulje, vetëmohimi dhe sakrifice për të gjithë notarët shqiptarë.


















