Drejtori Ekzekutiv i Basel Action Network Puckett: Shqipëria përdoret si pikë tranziti që përdoret për mbetjet nga Evropa. Ka pirgje të tjera në Portin e Durrësit

Drejtori Ekzekutiv i Basel Action Network, Jim Puckett ka ngritur alarmin se Shqipëria po tranziton mbetje të rrezikshme, për të cilën autoritetet kanë dijeni, pasi ngarkesat dhe shkarkimet në Portin e Durrësit survejohen nga kapiteneria. Këta eksportues nisen nga Porti i Durrësit, dyshoj se ka shumë mbetje të tjera të përfshira. Sipas Puckett, ka dyshime dhe besohet se të tjerë kontejnerë presin të kalojnë transit nga Porti i Durrësit, të cilat janë vërejtur nga imazhet satelitore.

 

 

NOA

Drejtor Ekzekutiv i Basel Action Network, Jim Puckett ka ngritur alarmin se Shqipëria po tranziton mbetje të rrezikshme, për të cilën autoritetet kanë dijeni, pasi ngarkesat dhe shkarkimet në Portin e Durrësit survejohen nga kapiteneria.

Gjatë intervistës në Syri Puckett thotë se vendet pritëse Tajlanda dhe Kina nuk kanë dhënë pëlqimin e tyre për pritjen e këtyre mbetjeve të rrezikshme, ndaj për këtë qeveria shqiptare thotë ai, duhet të hetojë se kush janë personat që fshihen pas qindrave ton mbetje. ‘Kemi 3 pika të dhënash, fotot e google për aktivitetin, të njëja kontejnerë që ngarkohen nga imazhet satelitore, dokumentat kineze që bëjnë analizat e mbetjeve, janë bllokuar e kanë mbetur atje që kanë ardhur nga Shqipëria. Këta eksportues nisen nga Porti i Durrësit, dyshoj se ka shumë mbetje të tjera të përfshira. Shqipëria përdoret si pikë tranziti, që përdoret për mbetjet nga Evropë. Çështja serioze është se s’ka impiant mbetjesh që t’i trajtojë këto mbetje në Tajlandë dhe Kinë. Këtë do ta zbulojmë, kush i pret. E kemi hulumtuar situatën në Tajlandë dhe aty s’ka riciklim të tillë mbetjesh. Po i heton stafi jonë, Kina i ka refuzuar këto mbetje dhe s’është njoftuar për mbërritjen e tyre. Duhet të marrin parapëlqimin, Kina është vend trasnit. As Kina e Tajlanda s’kanë dhënë pëlqimin për marrjen e pritjen e këtyre mbetejeve. Ajo që ka ndodhur është e paligjshme. Porti mban të dhëna të rregullta për çdo gjë që hyn e del. Kapiteneria duhet ta dijë nga ka ardhur, bëhet fjalë për mbi 800 ton në këto dy anije, pa llogaritur Kinën. Qeveria shqiptare duhet ta zgjidhë çështjen, duhet mësuar nga erdhën këto mbetje, si ishte ngarkuar. Qeveria ka përgjegjësi dhe të shikojë sa mbetje gjeneron Kurum, se ku e dërgon ajo. Nëse e çon në impiant apo mjedis tjetër. Duhet menaxhuar shumë mirë ku e presin vendet, s’mund ta hedhësh në landfill. Nuk duhet të kalojnë në vende pa dhënë pëlqimin paraprak këto vende. Dërgesat shkuan në Trieste nga Shqipëria, Maltë, Marok me pas, në Afrikën e Jugut, ndërkohë që qeveria ishte gati ta priste. Ishte port specific, por anija e çaktivizoi gps, dhe Afrika se ndaloi dot. Vazhdoi ta mbante të fikur gps, dhe ka shkuar në Singapor, as kjo s’ishte njoftuar. Linja Maersk s’ka marrë një njoftim të tillë, supozohet të jetë transport i paligjshëm. Kanë përgjegjësi qeveria shqiptare. Nuk ndodhej në kontejner ky material, s’di si ka arritur në Shqipëri, mund të ketë ardhur pjesë-pjesë, s’dihet vendi i origjinës, nëse BE ka eksportuar material të rrezikshëm ajo e ka të ndaluar të eksportojë materiale të tilla jashtë vendeve të BE, referuar gjithashtu marrëveshjes së Bazel. Është ngarkesë e paligjshme. S’ishte e vendosur në kontejner, fotot tregojnë materiale të ngarkuara me traktorë në një hapësirë të hapur në Portin e Durrësit. Ky material nëse s’ka qenë nga Shqipëria, ajo është përdorur në rrugë të paligjshme për transit’.

 

Operacionet në Portin e Durrësit

Sipas Puckett, ka dyshime dhe besohet se të tjerë kontejnerë presin të kalojnë transit nga Port ii Durrësit, të cilat janë vërejtur nga imazhet satelitore. Sipas tij, është kërkuar informacion zyrtar nga qeveria shqiptare për këto mbetje tejet të rrezikshme, kjo e fundit nuk ka dhënë asnjë përgjigje duke shtuar se autoritetet në vendin tonë nuk kanë bërë asnjë analizë të këtyre mbetjeve. ‘Na erdhi një letër më 15 korrik dhe na tregoi 4 lloje ngarkesash dhe tonazhi që ishte ngarkuar në Portin e Durrësit. Përputhej me faturat që kishim më parë me tonazhin dhe tipin, përshkruheshin si pluhur dhe hi, nga mbetjet e çelikut. Janë mbetje të rrezikshme, sinjalizuesi kishte të drejtë. Njoftuam të gjithë autoritetet dhe linjën e transportit, në atë moment ishin larguar mbetjet nga Shqipëria, në Mesdhe e Itali, deri në Afrikë. I kemi lajmëruar të gjithë vendet për këtë linjë transporti, MAERSK, kjo ra dakord t’i kthente mbetjet në Itali e supozohet të kthehen edhe në Shqipëri. Njoftimi na erdhi më 15 korrik, u njoftuam se ngarkesa ishte larguar dhe kishte dalë nga porti e ishte në Tajlandë. Kontaktuam qeverinë shqiptare dhe na tha se s’kishin informacion e s’kishin marrë informacion as nga eksportuesit. Që në atë kohë Shqipëria s’na ka kthyer përgjigje të rregullt, dhe ne duam të dimë si po shkon hetimi, të bëjnë analizat çfarë ka në ato kontejnerë. Besojmë se ka pirgje të tëra në port.

115 kontejnerë kanë shkuar në Kinë në fillim të vitit. Mbetet në dyshim, mendojmë se është operacion i rregullt që hyjnë aty. E kontrolluam me google earth dhe pamë ngarkesa të ngjashme me ato të sinjalizuesit. Mendoj se ka pirgje të tjera, dhe me sa duket janë dërgesa të rregullta që dërgohen çdo muaj. Duhet të kuptojmë kush janë prodhuesit dhe eksportuesit, nëse vijnë nga Evropa apo Shqipëria, duam t’i dimë’? Jim Puckett, i cili thotë se mbetjet e ngarkuara në Portin e Durrësit kanë një ndikim shumë negativ në mjedis dhe në shëndetin e njerëzve, sidomos të fëmijëve. Sipas tij, nga analizat e nxjerra në Kinë ka rezultuar se këto mbetje kanë përqindje të lartë plumbi, një material shumë i dëmshëm për mjedisin që ndikon dhe te rritja e fëmijëve.