Vrasja e Santiago Malkos, Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin me 25 vite burg për Blendi Tetën

122
Sigal

Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi vendimin për dënimin me 25 vite burg për Blendi Tetën, i akuzuar në lidhje me vrasjen e Santiago Malkos.

Vendimi i Gjykatës së Posaçme, i cili e dënoi me 25 vite burg Blendi Tetën, u dha në janar të vitit 2022, por u ankimua në Apel.

Santiago Malko, ish-efektivi i Policisë u ekzekutua më 27 gusht 2019 brenda makinës së tij.

Viktima ishte i dyshuar si i përfshirë në vepra të ndryshme penale. Një ndër to, ka qenë edhe një ngjarje në vitin 2018, në zonën e ish-Kinostudios, ku mbetën të plagosur dy vëllezër.

Santiago Malko pak para atentatit, kishte lënë makinën e tij tip BMW X5 në një lavazh të zonës.

Pasi ka dalë në rrugën kryesore, para i ka dalë një automjet nga i cili është qëlluar me breshëri automatiku.