6 koncesionet e reja në 2024, do të përpijnë edhe 1 miliard euro

50
Sigal

Qeveria hap thesin për aktivizimin e projekteve të reja koncesionare në 2024 të cilat zënë rreth 4.5% të PBB. Edhe pse FMN, BB dhe BE kanë paralajmëruar qeverinë shqiptare që të ndërpresë dhënien me PPP të shërbimeve në Shqipëri, projektbuxheti i vitit 2024 ka planifikuar dhënien e 6 mbi kontratave të reja me vlerë 1 miliard euro, të cilat do paguhen nga xhepat e qytetarëve. Ja lista e kompanive që do gllabërojnë 1/6 e buxhetit të shqiptarëve për PPP-të e rrugëve, zhvillimit urban dhe infrastrukturës arsimore

 

Sipas sektorit, nga projektet e reja koncesione PPP të planifikuara, 4 janë në sektorin e Transportit (rrugor dhe ajror) me vlerë në total 104.3 miliardë lekë, ndërsa 2 koncesionet/PPP e tjera janë në sektorin e zhvillimit urban, dy kontrata Koncesionare në sektorin e Infrastrukturës arsimore, Bashkia Tiranë me një vlerë në total prej 5.18 miliardë lekë.

Edhe pse FMN, BB dhe BE kanë paralajmëruar qeverinë shqiptare që të ndërpresë dhënien me PPP të shërbimeve në Shqipëri, projektbuxheti i vitit 2024 ka planifikuar dhënien e 6 mbi kontratave të reja me vlerë 1 miliard USD, të cilat do paguhen nga xhepat e qytetarëve.

6 projekte me Koncesion/PPP të reja me vlerë rreth 109.5 miliardë lekë apo 1.04 miliardë euro janë planifikuar për vitin 2024, duke zënë rreth 4.5% të PBB-së së parashikuar për vitin 2024.

Si rezultat, përqindja që zë vlera totale e kontratave të Produktit të Brendshëm Bruto (PBB apo GDP) për të gjitha kontratat Koncesionare dhe PPP ekzistuese dhe të planifikuara rritet në 30.6% e PBB-së. Sipas Sektorit, nga projektet e reja koncesione PPP të planifikuara, 4 janë në sektorin e Transportit (rrugor dhe ajror) me vlerë në total 104.3 miliardë lekë, ndërsa 2 koncesionet/PPP e tjera janë në sektorin e zhvillimit urban, dy kontrata Koncesionare në sektorin e Infrastrukturës arsimore, Bashkia Tiranë me një vlerë në total prej 5.18 miliardë lekë.

Nga informacioni i deritanishëm zyrtar, për 5 nga 6 kontrata koncesioni PPP të planifikuara është zhvilluar gara e tenderit dhe janë shpallur fituesit. Për 5 kontrata investimi do të jetë me privat, por me nivel të parashikuar të të ardhurave nga Buxheti i Shtetit si garantor dhe 1 është me financim plotësisht privat. Konkretisht:

Projekti Koncesion/PPP: Projektim, ndërtim, operim, mirëmbajtje, rehabilitim dhe transferim i segmentit rrugor Kashar-Pezë-Lekaj.

Për këtë projekt është shpallur ftues në 13 shkurt 2023, bashkimi i Përkohshëm i Shoqërive “Gjoka Konstruksion” sh.a & “Junik” sh.p.k.& “Cobial” sh.p.k. & “Pepa Group”sh.p.k & “UDHA” sh.p.k. &“Geoportal” sh.p.k. & “A&E Engineering” sh.p.k- me vlerë 474,869,965 euro pa TVSH. Sipas dokumentit standard të tenderit ky segment do të jetë me pagesë nga përdoruesit e rrugës me një tarifë të parashikuar rreth 0.02555 Euro/ km. Në dokumentet standarde të tenderit të publikuara, është evidentuar se Shteti do të jetë garant për Koncesionarin, nëse ky i fundit nuk arrin të plotësojë nivelin e të ardhurave fillestare të planifikuara. Vlera në total e parashikuar për Garancinë është 48.5 milionë Euro, për gjithë kohëzgjatjen, ndërkohë të ardhurat e parashikuara për këtë koncesion janë 2.23 miliardë Euro.

Projekti Koncesion/PPP: Projektim, ndërtim, operim, mirëmbajtje, rehabilitim dhe transferim i segmentit rrugor Milot-Thumanë. Për këtë projekt është shpallur fitues në datë 13.02.2023, oferta me vlerë 44,620,189 Euro pa TVSH nga bashkimi i përkohshëm i shoqërive “Gener 2” sh.p.k., “Illyrian Consulting Engineers” sh.p.k. dhe “I.D.K- Konstruksion” sh.p.k. Sipas të dhënave në dokumentet standarde të tenderit, ky segment rrugor është planifikuar të jetë me pagesë nga përdoruesit, me një tarifë paraprake maksimale të parashikuar prej 0.04148 euro/km. Të ardhurat totale të parashikuara për koncesionarin janë në nivelin rreth 291.6 milionë euro përgjatë gjithë kohëzgjatjes. Gjithashtu për këtë segment rrugor parashikohet një Garanci e nivelit të ardhurave nga Shteti nga viti i parë i operimit deri në vitin 2040, në vlerën maksimale rreth 4.57 milionë euro.

Projekti Koncesion/PPP Projektim, ndërtim, operim, mirëmbajtje, rehabilitim dhe transferim i segmentit rrugor Lekaj-Konjat-Fier.

Ky projekt do të zbatohet nga Bashkimi i shoqërive “Fusha” sh.p.k. &“Agbes Construksion” sh.p.k. & “Albavia” sh.p.k. & “Kupa” sh.p.k & “Ante-Group” sh.p.k.& “Klodioda” sh.p.k. & “A.L.T.E.A. dhe Geostudio 2000” & “Sphaera” sh.p.k, të njoftuar si fitues në datë 14.11.2022. Ky segment ka vlerë investimi 320,000,000 euro pa TVSH. Kohëzgjatja e kontratës së koncesionit/PPP është 35 vjet.  Në total gjatë viteve të operimit, shoqëria do të mbledhë rreth 1.29 miliardë euro nga të ardhurat bazë. Gjithashtu për këtë projekt është parashikuar një Garanci e nivelit të të ardhurave nga ana e Shtetit, në nivelin  rreth 32,5 milionë euro.