Koronavirusi/ Manastirliu: Personat që vijnë nga ‘zona e kuqe’ në Itali të vetëkarantinohen, përndryshe do të përballen me ligjin

403
Sigal

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, ministrja Ogerta Manastirliu ka deklaruar se të gjithë personat që vijnë nga ‘zona e kuqe’ në Itali duhet pajetër të vetëkarantinohen, se përndryshe do të përballen me ligjin. Ministrja shtoi se është marrë vendimi që të ndalohen eskportet e barnave dhe paisjeve mjekësore.

“Vetëkarantinim e detyryar për ata perosna që vijnë nga zona e kuqe. Moszbatimi i urdhërit është i dënueshëm me ligj. Po ashtu kemi marrë vendimin për ndalimin e eskportit të barnave dhe paisjeve mjeksëore. Transporti i tyre do të kryhet me një udhër të posaçëm. Në ambientet e shërbimeve të urgjecës mjekësore ndalohet hyrja e familjarëve. Në ambientetet e shërbimit spitalor ndalohet hyrja e shoqëruesve, vetëm në raste të veçanta kur do të ketë një urdhër. Këtë vendim ne e kemi marrë për situatën e koronavirusit. 400 milionë lekë që vijnë për mbështjen e situatës për koronavirusin, do të shkojnë për rritjen e sotkut të paisjeve personale. Një ndër pikat më të rëndësishme te punës tonë, ka qenë marrja e masave për mbrojtjen e personelit , do ju sigurojmë ata që janë të mbrojtur”, u shpreh ministrja Ogerta Manastirliu.